ZRRE i monitoron reduktimet e KEDS-it: Nuk do të ketë reduktime pas orës 19:00

PUBLIKUAR

Duke ju referuar gjendjes së krijuar kohëve të fundit, nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe me qëllim që të kemi një pasqyrë më reale nga terreni për ndërprerjet që po ndodhin, ZRRE-ja nga fundi i muajit tetor ka nisur një verifikim të përgjithshëm të procesit të mirëmbajtjeve të planifikuara të rrjetit të shpërndarjes nga KEDS-i.

Sipas, ZRRE-së reduktimet do të pezullohen pas oreks 16:00. “ZRRE ka kërkuar nga KEDS që nga sot, e deri nё përfundim të verifikimeve të mëtejshme, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për qëllim të mirëmbajtjes, të mos ketë pas orës 16:00. Gjithashtu ZRRE ka kërkuar qё ndërprerjet për qëllim të mirëmbajtjes gjatë ditës tё mirёplanifikohen, në mënyrë që të eliminohet çfarëdo efekti negativ tek konsumatorët”.

Stafi i ZRRE-së ka punuar me kapacitete të shtuara gjatë tërë kohës edhe në orët e vona të natës për të verifikuar ndërprerjet e energjisë elektrike si pasojë e mirëmbajtjes dhe ka trajtuar çdo ankesë të pranuar,shkruan Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...