O’Connelli: Kosova meriton sistem partiak të hapur, transparent dhe që i përgjigjet nevojave të qytetarëve

PUBLIKUAR

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se Kosova meriton një sistem partiak të hapur, transparent, të përgjegjshëm dhe që i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Këto komente O’Connelli i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Në një demokraci të konsoliduar, partitë politike luajnë një rol qenësor. Ato janë mekanizëm për të përfaqësuar vullnetin e popullit dhe për t’a kthyer atë në politikë praktike. Kosova meriton një sistem partiak që është i hapur, transparent, i përgjegjshëm dhe i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Kështu që unë jam duke kaluar pjesën më të madhe kësaj jave duke u takuar me kolegët nga Westminster Foundation for Democracy(WFD), me partitë politike të Kosovës për të diskutuar se si Mbretëria e Bashkuar dhe ËFD mund të ndihmojnë partitë e Kosovës për t’i plotësuar nevojat e demokracisë së Kosovës”(sic.).

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...