Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve

PUBLIKUAR

Unioni i Studentëve të Kosovës më anë të një komunikate për media u ka uruar të gjithë studentëve ditën ndërkombëtare të tyre.

Këto janë fjalët e Unionit të Studentëve:

Sot më 17 nëntor po e shënojmë një datë të rëndësishme për studentët, Ditën Ndërkombëtare të Studentit

Kjo datë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, datë kjo kur forcat naziste ndërhynë  në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutuan pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore. Gjithashtu dërguan mbi 1.200 studentë në kampet e përqendrimit, mbyllën të gjitha universitetet dhe i shndërruan në kazerma ushtarake. Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve.

Kështu të njëjtin fat sikur të studentëve të Universitetit të Pragës e përjetuan edhe studentët e Universitetit të Prishtinës  gjatë regjimit të atëhershëm të Milloshoviqit, kur nga objektet e Universitetit  u dëbuan studentët shqiptarë dhe u lanë brenda vetëm studentët serbë.

Roli i studentëve të Kosovar  për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh.

Të kujtojmë protestat studentore të vitit 1968 ku ndër parullat që u përdorën nga studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike ishte edhe parulla Duam Universitet, Kosova Republikë, Rroftë populli Shqiptar etj.

Më 11 dhe 26 mars të vitit 1961 shpërthyen demonstratat studentore  të Universitetit të Prishtinës.

Po ashtu me 1 tetor të vitit 1997, nje moment kthese në historinë e Kosovës, kur studentët, profesorët dhe qytetarët i mbushen rrugët e Prishtinës.

Te nderuar studentë duke pasur parasysh të kaluaren,  neve na mbetet që të punojmë më shumë për ngritjen e cilësisë për një diplom që VLENË!

Ne ftojmë studentët të bashkëpunojnë në mënyrë që të ngremë zërin për të gjitha problemet, padrejtësitë që studentët mund t’i kenë gjatë studimeve.

Unioni i Studentëve të Kosovës  gjithmonë do të jetë në shërbim të interesave të studentëve dhe do të jetë partner më të gjithë  ata që duan të punojnë për ngritjen e cilësisë në universitetet publike dhe private në Kosovë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...