DRENICA NË ZGJEDHJE

PUBLIKUAR

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’ia konfirmuar dënimin me burg kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, nënkupton që kjo komunë do t’i bashkohet Drenasit për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen brenda pak javëve.

Gjykata njoftoi të martën se ka zbutur dënimin e Lushtakut për pesë vite pasi që atij i është hequr akuza për vrasje. Bazuar në vendimin e ri, ai është dënuar me shtatë vjet heqje lirie.

Bazuar në ligjet e Kosovës, në rast dënimi në kohëzgjatje mbi gjashtë muaj të një kryetari komune, presidenti i Kosovës obligohet që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në atë komunë.

Zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpallja e verdiktit të gjykatës.

Komuna e Skenderajt është e dyta që do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda pak javëve.  Presidenti Thaçi ka caktuar datën 4 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve në Drenas, që vijnë si pasojë e dënimit me burg të Nexhmi Demakut, ish-kryetar i kësaj komune./Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...