FSHF konfirmon: Ndeshja do të zhvillohet

PUBLIKUAR

FSHF ka thënë se ndeshjes me Izraelin do të zhvillohet në orarin e paraparë në Elbasan Arena.

Raportimet e mediave izraelite se ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk do të zhvillohej as në Elbasan, por po diskutohej shtyrja për në një datë tjetër të vitit të ardhshëm, iu është përgjigjur Federata Shqiptare e Futbollit, me një reagim zyrtar në faqen e internetit, duke mohuar mundësinë e një skenari të tillë.

Reagimi i plotë i FSHF-së

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit shqiptarë dhe mediat, se ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht, ndeshja Shqipëri-Izrael, do të luhet në “Elbasan Arena”, më datë 12 nëntor, ora 20.45. Çdo lajm tjetër, që ka nisur të qarkullojë në portale të ndryshme për shtyrjen e saj në një datë tjetër, është krejtësisht i pavërtetë dhe pa asnjë bazë reale. FSHF rikonfirmon edhe njëherë tjetër lajmin e djeshëm se ndeshja do të zhvillohet në Elbasan dhe ndërrimi i vendit të zhvillimit të saj është bërë me kërkesë të FIFA-s për arsye sigurie”.

“Federata Shqiptare e Futbollit, i kërkon edhe medias që ti referohet qëndrimit të saj zyrtar, përpara se të publikojë lajme që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Ndërkohë FSHF, njofton sportdashësit se ka nisur proçesi i shitjes së biletave për në ‘Elbasan Arena’.”

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...