Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka marr tjetër çmim nga skuadra amerikane, Colorado Rapids.
Gashi i cili para një jave fitoi çmimin e lojtarit të vitit tek skuadra e tij, tani ka fituar edhe Këpucën e Artë, dhe çmimin e lojtarit më të mirë nga tifozët, shkruan Indeksonline.
Shqiptari u ndie shumë i lumtur pas këtij çmimi të dhënë nga skuadra e Colorados në vitin e parë kalendarik te ky klub.
“WOW, jamë shumë krenar. Në vitin e parë me Rapids. Faleminderit të gjithëve mbështetsëve”, ka shkruar Gashi./Indeksonline/


