Policia konfiskon 50 kg marihuanë në Podujevë, dy të arrestuar (Foto)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, me anë të një komunikate njofton Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 31 tetor 2016, ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan KK Podujevë. Gjatë kontrollimit të veturave është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e ngiste personi mashkull K-Shqiptar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg.

Më pas është arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.

Është konfiskuar substanca e lartëcekur, kater telefona mobilë dhe vetura Audi me targa vendore me të cilën është kryer transporti i mariuhanës.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: A. B. lindur me 1975m, E. C.lindur me 1967         m/sh/k Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve./gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...