Ahmeti: Xhamia dhe varrezat e qytetit me infrastrukturë moderne

PUBLIKUAR

I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka vizituar edhe punimet në realizimin e dy projekteve të fituara nga UNDP: Rregullimi i infrastrukturës se varrezave të qytetit dhe rregullimi i infrastrukturës në oborrin e Xhamisë, Mulla Sherif Ahmeti në Lipjan.
Në të njejtën kohë kreu lipjanas, theksoi se realizimi i këtyre dy projekteve është i një rëndësie të veçantë sepse gjendja në oborrin e Xhamisë po ashtu edhe në varrezat e qytetit ka qene jo e mire, por në bashkëpunim të ngushtë me Bashkësinë Islame në Lipjan, Policinë e Kosovës dhe qytetarët lipjanas, me realizimin e këtyre dy projekteve shumë të rëndësishme Lipjani do të ketë do të ketë infrastrukturë moderne në Xhaminë dhe varrezat e qytetit, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Ndryshe, Komuna e Lipjanit, ditëve të fundit ka përfunduar edhe asfaltimin e rrugës për të varrezat e qytetit.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...