Vajza 18-vjeçare nga Kosova, i zhvat para zviceranit 59-vjeçar duke u shtirur se e do!

PUBLIKUAR

Një vajzë 18 vjeçe ka luajtur me dashurinë një burri 59 vjeç, duke e shfrytëzuar financiarisht. Tani ajo dhe tutori i saj janë arrestuar, raporton gazeta zvicerane “Blick”.

Ngjarja ka ndodhur në Uster të Zvicrës, ku vajza ka arritur t’i rrëmbejë atij rreth 2000 franga në emër të dashurisë për interes”. 18­vjeçarja është shqiptare nga Kosova, gjithashtu dhe tutori i saj 40 vjeç.

“Shqiptarja e ka shfrytëzuar 59­vjeçarin për operacione të ndryshme, pagesa dhe për shpenzime të tjera. Të martën e kaluar, 59­vjeçari kuptoi mashtrimin e saj dhe e paraqiti rastin përpara policisë së Uster, që filloi vëzhgimin e çiftit nga Kosova.

Nuk shkoi gjatë dhe 18­vjeçarja i paraqitet përsëri burrit në moshë për t’u takuar dhe qëllim për ta shfrytëzuar ekonomikisht.

Policia në momenti që e pa duke zbritur nga vetura e tutorit, i arrestoi të dy me akuzën “mashtrim për favore seksuale”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...