Policia e Kosovës kërkon këta dy persona, kryen vjedhje të rënda (Foto)

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kërkon nga qytetarët të cilët mund të kenë njohuri për vendqëndrimin e këtyre dy personave të dyshuar të cilët janë në kërkim për vepra të ndryshme penale kryesisht vjedhje dhe grabitje të njoftojnë policinë e Kosovës përmes telefonit 192 ose stacionin më të afërt.

Sipas hetimeve të kryera gjerë më tani, dyshohet se të dyshuarit i takojnë një grupi të organizuar prej katër apo më shumë personave të cilët kanë kryer shumë vjedhje të rënda gjithandej e ndër to edhe  grabitjen e armatosur dhe me maska në një shtëpi në rrugën “Hoxhë Tasini”  që pati ndodhur rreth mesnate të datës 06 tetor me ç’ rast nga familjarët ishin grabitur një shumë e konsiderueshme e parave dhe stolive të arta, transmeton Indeksonline.

Policia ka arritur që dy të dyshuar nga grupi të arrestohen ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Sipas informatave që i posedon polica të dyshuarit janë të armatosur dhe të dhunshëm.

Të dyshuarit janë:

Ambroz Pjetër Morina  i vitlindjes 1982 dhe

Driton Ali Bytyqi  i vitlindjes 1985

Në vazhdim gjeni edhe dy fotografi të personave në kërkim

Në vazhdim gjeni edhe dy fotografi të personave në kërkim

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...