Itali, shpërthejnë flakët në banesë, familja shqiptare hidhet nga kati i dytë

PUBLIKUAR

Një shtëpi është përfshirë nga flakët, ku të shtatë pjesëtarët e saj, përfshirë fëmijë, janë hedhur nga dritaret e katit të dytë për t’i shpëtuar zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, pak pas orës 23:30 të 19 tetorit. Zjarri shpërtheu në katin e parë të ndërtesës në rrugën Cagnacci, kat i cili ishte i pabanuar.

Flakët u shpërndanë menjëherë duke përfshirë edhe katin e dytë ku jeton një familje me origjinë shqiptare.

Prindërit, katër fëmijët dhe xhaxhi i tyre janë hedhur nga kati i dytë pasi nuk kishin asnjë mundësi për të zbritur nga shkallët të cilat ishin pushtuar nga zjarri.

Nëna 31-vjeçare, burri, fëmijët, 7, 8, 4 vjeç dhe njëri vetëm 3 muajsh, si dhe xhaxhai i tyre 30 vjeç kanë pësuar dëmtime nga flakët dhe rënia nga lartësia, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Fqinjët, në tentativë për t’i ndihmuar, kishin vendosur në tokë disa dyshekë për të shmangur përplasjen e fortë në tokë.

Në banesë ndërhynë më tej forcat zjarrfikëse ndërsa karabinierët e mbërritur në vendngjarje nisën hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në katin e parë të ndërtesës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...