SBASHK sërish kërcënon me grevë

PUBLIKUAR

Rreth 7500 të pensionuar figurojnë në listat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që presin të marrin kontributet e paraluftës për punën në arsim. Disa prej tyre, konfirmohet nga kjo Sindikatë, se kanë ndërruar jetë duke pritur kontributet për angazhim në sektorin e arsimit gjatë periudhës 1989-1999.

Kjo Sindikatë për herë të fundit i bën apel Qeverisë së Kosovës që ta procedojë në Kuvend për miratim Projektligjin për Kontributet e Mësimdhënësve të Paraluftës.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka thënë për “Zërin” se nëse dhe javën e ardhshme nuk mbahet një takim ndërmjet krerëve të SBASHK-ut me kryeministrin Isa Mustafa, si dhe me ministrin e Financave, Abdullah Hoti, kjo Sindikatë do ta thërrasë grevën.

“Java e ardhshme ka mbetur ose-ose”, thotë ai duke bërë të ditur se deri më tash Sindikata ka negociuar me Qeverinë që të gjenden format e pagesës së mësimdhënësve të paraluftës. “Mësimdhënësit po vdesin pa marrë kontributet e paraluftës”, thotë Jasharaj

SHIKO MË SHUMË

KQZ: Numërimi përfundon në 28 komuna, vazhdon në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e shtatë komuna tjera

Përfundon verifikimi dhe numërimi në 28 QKN, procesohen 85% e vendvotimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave që kanë dalë nga...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26...