Aktakuzë për import ilegal të armëve dhe mjeteve plasëse

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit M.B. për veprat penale: “Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar”, njofton zyra për media e Prokurorisë së Shtetit.

I pandehuri M.B. akuzohet për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuara të armëve apo materieve plasëse.

Sipas aktakuzës për të pandehurin M.B., thuhet se ai aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të një grupi, duke e ditur se pjesëmarrja e tij do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale, duke vepruar së bashku me të pandehurit tjerë, për të cilët kjo prokurori me datë 30.05.2014 ka ngritur, po ashtu, aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, se me vetëdije kanë transportuar dhe sjellje armë dhe municion të ndryshëm nga Maqedonia për në pjesë të ndryshme të Kosovës./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...