Kosovarët nuk shkojnë më si xhihadistë në Lindjen e Mesme

PUBLIKUAR

Tashmë, numri i luftëtarëve nga Kosova që janë bashkuar me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, e që ishte dikur më i larti për frymë në Evropë, është ndalur, sipas zyrtarëve qeveritarë, analistëve dhe ish-luftëtarëve.

Tashmë, numri i luftëtarëve nga Kosova që janë bashkuar me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, e që ishte dikur më i larti për frymë në Evropë, është ndalur, sipas zyrtarëve qeveritarë, analistëve dhe ish-luftëtarëve.

Sipas ekspertëve, kthesa vjen pas një goditjeje të qeverisë ndaj rekrutimit të ekstremistëve në Kosovë, një fushate edukimi për të treguar të këqijat e grupeve radikale, dhe një rënieje të thirrjeve për militantizëm nga Shteti Islamik.

“Kosova ka bërë punë të mirë në angazhimin e drejtpërdrejtë të komuniteteve myslimane lokale në përpjekjet për të edukuar anëtarët e tyre ndaj rreziqeve të redikalizimit”, deklaroi Sarah Bedenbaugh për ‘Zërin e Amerikës’, një eksperte e Ballkanit në Këshillin e Atlantikut, me qendër në Uashington.

Vendi pa dalje në det, ka luftuar me rritjen e radikalizimit të rinisë myslimane që u shtua me fillimin e luftës civile siriane në vitin 2012. Gati 93 për qind e popullsisë prej 1.7 milionë banorë të Kosovës janë me traditë myslimane. Të rinjtë në Kosovë u tërhoqën nga xhihadi, ndërsa papunësia e lartë e kësaj grupmoshe dhe edukimi i ulët i la ata të zbrazët, thonë analistët.

Sipas statistikave të qeverisë kosovare, 314 qytetarë të Kosovës u bashkuan me grupet e armatosura në Siri përfshirë grupe ekstremiste si Shteti Islamik, Fronti al-Nusra, dhe Ahrar al-Sham.

Afërsisht 75 luftëtarë nga Kosova mbeten në vijat e frontit në Siri, deklaroi, Fatos Makolli, drejtor i antiterrorizmit në policinë e Kosovës. Së paku 57 shtetas të Kosovës kanë vdekur në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, pak tani po largohen për në Siri dhe të paktën një e treta janë kthyer, thonë zyrtarët. Të paktën 110 qytetarë të Kosovës që luftuan në Siri me grupe të ndryshme islamike janë kthyer në atdhe, thonë autoritetet.

Kosova është vendi më i vogël në rajonin e Ballkanit me një popullsi me shumicë myslimane. Vendi fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...