ANDI ZEQIRI, SUPERTALENTI SHQIPTAR NGA ZVICRA

PUBLIKUAR

Golin e tij të parë në Ligën e dytë zvicerane e shënoi kur kishte 16 vjet, 9 muaj dhe 30 ditë. Më 30 gusht ai u huazua në Juventus me drejtë blerje

14192633_1122083407875567_3038068712205982970_n

Emri i Andi Zeqirit nuk ju tregon asgjë? Kjo mund të ndryshojë së shpejti. Ata vijnë nga Uruguai, Portugalia, Belgjika, Spanja dhe Australia, talentet më premtues në botën e futbollit. Në listën e “The Guardian” prej 60 futbollistëve më të mirë të rinj, bën pjesë edhe Andi Zeqri, shkruan ‘Blick.ch’.

Një sulmues i jashtëzakonshëm me rrënjë shqiptare. Ai mund të bëhet Xherdan Shaqiri i ri i Zvicrës. Më 22 qershor, ai mbushi 17 vjet, përcjell albinfo.ch.

Zeqiri është i fortë në mbajtjen e topit dhe është një sulmues, i cili gjithmonë gjendet në vendin e duhur.

Që një vit ka filluar të luajë për ekipin U-19 të Zvicrës. Ai gjithmonë ka diçka më shumë se shokët e tij.

Nga mosha 12-vjeçare është anëtar i Laussanes, derisa nuk priti më shumë se katër vjet të debutojë. Golin e tij të parë në Ligën e dytë zvicerane e shënoi kur kishte 16 vjet, 9 muaj dhe 30 ditë. Më 30 gusht ai u huazua në Juventus me drejtë blerje.

“Një klub si Juventus nuk mund të refuzosh. Shpresoj se do të kem suksese. Lausanne është një pjesë e rëndësishme në jetën time. Çdo javë përcjelli rezultatet e kësaj skuadre”, thotë Zeqiri.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...