Orinda Huta vjen me projekt të veçantë televiziv për fëmijët me sindromën Down (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja Orinda Huta ka kohë që nuk është prezantuar me ndonjë projekt të ri muzikor, dhe arsyeja e kësaj pauze ka qenë angazhimi i saj në televizion.

Ajo ka bërë të ditur së fundmi përmes rrjeteve sociale, se ka nisur transmetimin e emisionit të saj më të ru “Surpriza SD”, një prodhim i platformës Tring Digital.

Emisioni në thelb ka të bëjë me fëmijët me sindrom “Daun”, ku Orinda bashkë me prudcentët do të mundohet të nxjerrë në pah paksa talentin e këtyre fëmijëve, duke i zënë ata në befasi!

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet shumë e lumtur pranë tyre, gjersa kalojnë çaste të këndëshme së bashku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...