Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë një aksioni të identifikojë, lokalizojë dhe të ushtrojë bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.
Sipas njoftimit gjatë bastisjes, përkatësisht në flagrancë është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan në katin përdhes.
Duke marr parasysh se duhani i përpunuar dhe i pa përpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore përkatësisht nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje ky duhan nuk ka të drejte të del në treg.
“Duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar i cili duhan është kontrabanduar në rrugë të ndryshme”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.
Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen.
Me urdhëresën e Gjykatës, është sekuestruar malli si vijon: duhan i përpunuar (grirë) 171 kg, duhan i papërpunuar (flete) 161 kg, makinë për bluarjen e duhanit. /Telegrafi/


