AGK-JA KËRKON NGA THAÇI QË TU KËRKOHET FALJE GAZETARËVE

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë një konference të jashtëzakonshme të mbajtur sot në ambientet e presidencës, nuk pranoi pyetje nga gazetarët. Gazetarët kanë kërkuar nga Thaçi një kërkim falje drejtuar tyre.

AGK-ja përmes një kumtese për medie, e ka qutajtur të papranueshëm veprimin e presidentit të Kosovës për moslejim e shtruarjes së pyetjeve kundrejt tij nga gazetarët e pranishëm në konferencë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshëm veprimin e presidentit Hashim Thaçi i cili gjatë konferencës së sotme nuk pranoi pyetjet e gazetarëve. E rikujtojmë presidentin Thaçi, se ai e ka për obligim që t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së, veprimi i sotëm i presidencës paraqet mosrespektim të gazetarëve dhe injorim të punës së tyre. Ata kanë kërkuar nga Thaçi që tu kërkohet falje atyre.

“Njëherësh kërkojmë nga presidenca që t’iu kërkojë falje të gjithë gazetarëve për ngjarjen e sotme”, thuhet në kumtesën e AGK-së. “Presidenti duhet ta ketë parasysh që në daljet e tij të ardhshme përpara gazetarëve të pranoj pyetje dhe të përgjigjet në to, pasi që presidenca si institucion duhet të jetë pikë reference e transparencës.” /Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...