LIGJI PËR TREPÇËN NËNSHKRUHET NË PRANI TË MINATORËVE

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot, në një ceremoni të veçantë, në prani të menaxhmentit të Ndërmarrjes “Trepça” dhe një grupi të minatorëve, ka nënshkruar Ligjin për Trepçën, i miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi.

Duke i uruar minatorët për ligjin e ri, ai tha se që nga sot hapet një epokë e re për “Trepçën”, për ta mbajtur atë si një tërësi unike dhe njëkohësisht, për t’i hapur perspektivë zhvillimore.

“Ligji për ‘Trepçën’ nuk ka asnjë konotacion politik. Përkundrazi, konotacioni i tij është tërësisht ekonomik, i cili i hapë perspektivë kësaj ndërmarrjeje për t’u transformuar në një shoqëri aksionare, e cila do t’i nënshtrohet ekonomisë së lirë të tregut. Kjo ndërmarrje deri tani është mbajtur falë këtyre minatorëve, të cilët, ligji i parasheh si bashkëpjesëmarrës të transformimit”, theksoi shefi i parlamentit.

Nëpërmjet këtij ligji, shtoi Veseli, “Trepçës” i ofrohet perspektivë për rritjen e vlerës së prodhimit të saj, nga një produkt bazë minerar, në një produkt të avancuar, duke përmirësuar kështu edhe bilancin tregtar të Kosovës.

Kreu i Kuvendit theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të ndërmerren shumë hapa të tjerë institucionalë, në funksion të zhvillimit dhe ecjes përpara.

Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, tha se ndihen më fat që janë pjesë shënimit të kësaj epoke të re. Ai tha se tani pritjet e qytetarëve janë të shumta dhe se duhet të merret përgjegjësi që ky aset nacional të vihet në funksion të zhvillimit të vendit, rritjes së mirëqenies së minatorëve dhe hapjes së vendeve të reja të punës./insajderi

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...