Loja e Hashim Thaçit me vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, rreth orës 15.

Kjo është ndër herët e rralla që ai bën një gjë të tillë.

“Klan Kosova” mëson se ai ka disa gjëra interesante për t’i thënë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.

Thaçi pritet që në këtë paraqitje t’i kërkojë drejtësisë kosovare, respektivisht Prokurorisë së Shtetit të hetojë shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodhur në vend, nga paslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë.

Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.

Pos kësaj, ai, siç mëson “Klani”, do të kërkojë edhe investigimin e disa vrasjeve të pasluftës, shpeshherë të cilësuar si politike.

Më tutje ai do të kërkojë nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë kryer ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryera nga regjimit i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Si pikë e katërt e konferencës së tij mësohet se do të jetë investigimi i vrasjes së 14 serbëve në Grackë të Lipjanit, e po ashtu edhe i vrasjeve tjera të pjesëtarëve të këtij komuniteti, pas luftës së Kosovës, që mori fund në qershor 1999./gazetaexpress

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...