Lenjani operohet, i falënderon tifozët për mbështetje

PUBLIKUAR

Ermir Lenjani nuk e kishte ditën e tij më të mirë në përballje me Spanjën.

Djaloshi nga Kamenica, pati një paraqitje të mirë në pjesën e parë por në fundin e saj u lëndua rëndë.

Ai ka qarë veshin e tij të djathtë pasi ka marrë një goditje nga Thiago Alcantara.

 E pasi është dërguar në spital, veshi i tij është operuar dhe është qepur.Lenjani ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për t’i falënderuar tifozët për mbështetjen dhe mjekët shqiptarë për kujdesin.

“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë”.

“Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen”, shkroi Lenjani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...