Vetëvendosje kërkon Komision hetimor për RTK

PUBLIKUAR

Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kjo lëvizje ka kërkuar krijimin e një Komisioni hetimor për Radio Televizionin e Kosovës, por një kërkesë e tillë sipas saj nuk është mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas saj, kjo dëshmon edhe vartësinë e RTK-së nga këto dy parti në pushtet.

Haxhiu tha se Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pro formimit të këtij Komisioni.

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj thanë se mbështesin formimin e këtij komisioni të iniciuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se nuk është rast urgjent formimi i këtij komisioni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Temperaturat deri në 33°C sot, IHMK paralajmëron mot të nxehtë edhe në fillim të shtatorit

Kosovën sot e pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale...

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...