Pas bojkotit, serbët në konsultimet me ndërkombëtarët

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka theksuar sot se pas vendimit për të ngrirë pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në institucionet e Prishtinës, kanë nisur një seri konsultimesh me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe se pritet që të merret një vendim në nivelin e Listës Serbe.

Stojanoviq, për “RTS”-së, ka thënë se të gjithë do të duhet të kuptojnë se çështja e Trepçës është e rëndësishme për serbët në Kosovë. Ngrirja e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të institucioneve serbe do të jetë një shenjë e mos respektimit të demokracisë dhe që nuk dëgjohet fare ajo çfarë thonë serbët.

Autoritetet e Prishtinës do të humbasin një numër  të konsiderueshëm të deputetëve që ata të mund të përcaktojnë vendime të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Poashtu, ai ka thënë se nuk kishe asnjë informacion në lidhje me atë se Prishtina ka gjetur tashmë një blerës për Trepçën, por ka shtuar se kjo gjë nuk është aspak e papritur.

Stojanoviq ka theksuar po ashtu se është e rëndësishme për të siguruar që 3 mijë punëtorët e veriut të cilët mbijetojnë nga Trepça, duhet të mësojnë për të jetuar dhe për të mos rrezikuar funksionin e saj./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...