61 punëtorë të vdekur në vendet e punës

PUBLIKUAR

Gjatë 5 vjetëve të fundit në sektorin e ndërtimtarisë 61 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare

Niveli i sigurisë në punë edhe më tuje vazhdon të jetë i ulët, ku si pasojë gjatë pesë vjetëve të fundit në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 61 qytetarë, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare, shkruan gazeta Zëri.

Këto të dhëna janë pasqyruar në raportin e fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë”, i publikuar para pak ditësh.

“Numri i aksidenteve të rënda dhe në shumicën e rasteve edhe me pasoja fatale për shëndetin e punëtorëve është shqetësues dhe është rritur nga viti në vit. Pasojat nga moszbatimi i masave apo zbatimi i pamjaftueshëm i rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë është problem shqetësues për njerëzit dhe natyrën në nivel global. Analizat e bëra kanë treguar se sektori i ndërtimtarisë prin me numrin më të lartë të rasteve me lëndime, por edhe me vdekje të punëtorëve. Duke u bazuar në këtë, ne kemi përzgjedhur për trajtim këtë sektor si një ndër sektorët më të ndjeshëm dhe me rrezik më të lartë krahas sektorëve tjerë”, thuhet në raport. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...