Një person me sëpatë e vrau një femër në Minsk të Bjellorusisë

PUBLIKUAR

Një person i ri i armatosur me sopatë dhe sharrë elektrike i ka sulmuar njerëzit në një qendër tregtare në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, duke e vrarë një femër dhe plagosur një tjetër.

Zyrtarët i thanë programit për Bjellorusi të Radios Evropa e Lirë se sulmi i djeshëm ka ndodhur në qendrën tregtare Europa në Minsk.

Më vonë policia e ka arrestuar të dyshuarin, që është përshkruar si 17 vjeçar, shtetas bjellorus.

Policia tha se videoincizimet e kamerave vëzhguese tregojnë se sulmuesi e kishte sjellur sopatën dhe sharrën elektrike në një çantë për gitarë.

Autoritetet thanë se gruaja e plagosur, 46 vjeçare, po trajtohet në një spital në Minsk, pasi ishte goditur me sopatë në krah dhe gjoks.

Policia nuk ka bërë komente të menjëhershme për motivet e të dyshuarit për këtë sulm.

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...