20 vjeçari nga Kosova garon për deputet kantonal në Aargau të Zvicrës

PUBLIKUAR

I riu me prejardhje nga Gjakova, Mark Kqira do ta sfidojë veten në garë për deputet kantonal në Aargau të Zvicrës, në zgjedhjet e 23 tetorit.

Kosovari me shtetësi zvicerane, Mark Kqira do të merr pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit në Zvicër, si kandidat për deputet i Socialdemokratëve (SP) për zonën “Bremgarten” të kantonit të Aarguat.

20 vjeçari Kqira ka numrin 3 në listën e fletëvotimeve, që tashmë janë shpërndarë me postë nëpër Zvicër dhe mund të votohet për të. Po ashtu, me postë, deri më së largu 16 tetor, gjegjësisht një javë para 23 tetorit, kur edhe do të bëhet numërimi i votave.

Ai ka premtuar se “si një qytetar i përkushtuar, do të punojë për të siguruar prosperitet përmes mbështetjes arsimore, ekonomi solidare me paga të drejta e pensione, dhe për mbrojtje të përgjegjshme mjedisore”.

Së fundi, e përditshmja kantonale “Aarguer Zeitung”, pas një sondazhi që ka kryer, gjakovarin e ka vlerësuar si kandidatin më social, por edhe me shumë pikëpamje liberale në krahasim me kandidatët tjerë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...