Së shpejti festivali i kafes e çajit në kryeqytet

PUBLIKUAR

Në fillim të stinës së vjeshtës do të nis Festivali i Kafes dhe Çajit, që organizohet për herë të dytë në kryeqytet.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se Festivali i Kafes dhe Çajit do të mbahet për dy ditë radhazi, me datën 11 dhe 12 tetor në ambient të hapur në Sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, Prishtinë duke filluar nga ora 10:30 deri ne 21:00.

“Ky Festival do të sjell një frymë të re tek qytetarët pasi që vet karakteri i këtij festivali është argëtues, informues dhe vetëdijesues dhe çdo gjë që do të shërbehet në festival (i pari i këtij lloji) do të jetë falas apo me çmime promovuese. Në këtë edicion do të marrin pjesë afë 16 brende të kafes dhe çajit ato vendore si dhe ndërkombëtare. Nga brendet e çajit do të jenë: Emona Brand, çaji  Albred, Kraco Brand, Podravka, 1001 Lule, Essi Tea, Loyds Tea ndërsa nga brendet e kafes do të jenë ato tani të njohura për publikun si: Lavazza, Nescaffe, Barcaffe, Essi Caffe, Mokate, Alprase dhe kështu me radhë”, thuhet në njoftim.

Në festival do të përformojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme  të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve, ku nuk do të mungojnë edhe dhuratat e ndryshme për të cilat përkujdesen pjesëmarrësit e festivalit.

Risi tjetër për vizitorët e festivalit e që është për herë të parë do të jenë BARISTAT Kosovarë të cilët përmes kreativitetit të tyre do të përgatisin kafe me animacione të cilat do u servohen qytetarëve krejtësisht falas./indeksonline

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...