POLICIA GJENË “FABRIKËN” PËR FALSIFIKIM TË PARAVE NË FERIZAJ

PUBLIKUAR

Është arrestuar një person, në Ferizaj pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i parave.

Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur.

Gjatë bastisjes janë konfiskuar 32 monedha nga 20 euro, 5 në vlerë të 10 euro dhe 1 monedhë në vlerë prej 5 euro.

Përveç monedhave në shtypin e tij janë gjetur edhe mjetet të cilat janë përdorur për falsifikimin e parave. Një llap top me ngjyrë, mjete të nevojshme për prerje, skalper, brisk, gërshërë, izolator, letër foli, një vulë për vendosjen e datës, një shirit foli, një maskë plastike.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, ka vënë në qarkullim paratë të cilat i ka prodhuar vetë dhe se ka mashtruar 6 viktima 5 meshkuj dhe një femër.

Gjithashtu i dyshuari ka deklaruar se ka vënë në qarkullim paratë e falsifikuara edhe në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë vendit si në Shqipëri dhe Serbi.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...