KOMF: ME DËNIMET E DYFISHTA GJYKATAT SHKELËN KODIN E DREJTËSISË PËR TË MITUR

PUBLIKUAR

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar ndaj gjykatave në vend për siç kanë thënë shqiptimin e masave të dyfishta për të miturit.

KOMF njofton së kanë konstatuar se në qendrën korrektuese në Lipjan ka pasur shkelje të zbatimit të dispozitave ligjore në procedurat gjyqësore që lidhen sanksionet – dënim me burgim apo shqiptimit të masave edukative të dyfishta për të miturit në Kosovë.

“KOMF dhe QKRMT kanë identifikuar 3 raste gjatë vitit 2016, ndërkaq 6 raste të tilla janë evidentuar në vitin 2015 nga 48 të mitur sa janë në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Kjo praktikë ka zgjatur që nga hyrja në fuqi e Kodit të Drejtësisë për të Mitur”.

Sipas këtyre organizatave Kodi i Drejtësisë për të Mitur, parasheh që derisa të miturit i është shqiptuar masë edukative apo burgim për të mitur, aktvendimet eventuale për vepra të tjera të cilat mund të jenë ngritur para ose pas shqiptimit të masës edukative duhet të përfshihen në një aktvendim të vetëm – unik ndaj të miturit.

“Aplikimi i masave të dyfishta bie ndesh me dispozitat e KDM dhe ndikon në uljen e besimit tek të miturit për sistemin e drejtësisë dhe sistemin korrektues duke e parë atë si pengesë e jo ndihmë në risocializimin dhe re-integrimin e tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Këto OJQ i janë drejtuar Gjykatës Supreme, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial me kërkesë për që të ndërpritet kjo praktikë ndaj të miturve, duke u shqiptuar masë edukative e re ose dënim i ri me burgim.  /Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Pesë gratë më të votuara nga partitë kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Numërohen rreth 64% e votave, ja kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka përpunuar rreth 64 për qind të votave për...

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...