Juve pas talentit të Atleticos

PUBLIKUAR

Është raportuar se Juventusi janë duke marrë parasysh një lëvizje për Angel Correa e Atletico Madridit për verën e ardhshme.

Correa, i cili u bashkua me ‘Rojiblancos’ në vitin 2014, ka shënuar dy gola dhe një asistim në pesë ndeshjet e Ligës këtë sezon për ekipin e Diego Simeones.

Sipas Calciomercato, ‘Zonja e Vjetër’ janë duke vëzhguar sulmuesin e ri argjentinas, si një zëvendësim potencial për Mario Mandzukic, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

 

Sipas këtij mediumi italian, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici ka bërë një hetim rreth disponueshmërisë së lojtarit në korrik, por nuk ishte në gjendje për të bindur skuadrën nga Vicente Calderon për të bërë një marrëveshje.

Megjithatë, kjo nuk do të vë jashtë loje kampionët e Serie A, ku do të përpjekën përsëri verën e ardhshme, pasi ata vazhdojnë të ndjekin këtë lojtar, i cili sipas tyre do të jetë shumë shpejt një futbollist i nivelit të lartë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...