Punëtori i larguar nga puna, tenton të hidhet nga kati i 11 i KEDS’it

PUBLIKUAR

Para pak minutash njëri nga punëtorët e larguar nga puna nga KEDS, ka tentuar të hidhet nga kati i njëmbëdhjetë i objektit të kësaj kompanie.

 

Mësohet se punëtori që tentoj të hidhet është nga Mitrovica.

Fatmirësisht në atë moment kanë reaguar kolegët e tij dhe e kanë ndaluar, ata thonë se skena ka qenë si nëpër filma.

Ky është vetëm njëri nga 95 punëtorët që dje janë larguar nga puna në KEDS, ani pse kishin pasur kontrata të rregullta.

Këtë e konfirmon edhe Rashit Gashi nga Federata e Sindikatës së Pavarur të “Elektro-Kosovës”, raporton lajmi.net

Kujtojmë se në kohën e privatizimit të kësaj kompanie, Besim Beqaj ministër i zhvillimit ekonomik atë kohë kishte premtuar që asnjë punëtorë me kontrata të rregullta nuk do të largohej nga puna

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...