Bahtiri: Për xhaminë luftuam si luanët në Bruksel

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka gjasa që trualli i xhamisë skaj Ibrit të cënohet.

Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës, por edhe të Kosovës, se trualli do t’i mbetet Bashkësisë Islame, që ajo të vendosë për të, njofton Klan Kosova.

Në replikë me publicistin Nexhmedin Spahiu, kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se kanë luftuar shumë në Bruksel që asaj prone të mos i ndërrohet destinimi.

Madje dialogimit të ashpër në Bruksel, Bahtiri ia ka dhënë edhe një epitet.

“Për punën e xhamisë kemi luftuar si luanët dhe nuk kemi lëshuar pe”, tha Bahtiri./Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...