Ishte i gatshëm të hidhet nga ura, por kur polici i bëri një pyetje gjithçka ndryshoi (Video)

PUBLIKUAR

Videoja e policit që shpëton një burrë që tentonte të kërcente nga ura, është shpërndarë me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale, dhe po shërben si kujtesë se një fjalë e mirë mund të ndryshojë jetën e njeriut.

Një amerikan është filmuar duke qëndruar mbi urë në Karolinën e Jugut, ku shihej se po bëhej gati të kërcente, por në momentin që në vend të ngjarjes shfaqet një polic ndryshon gjithçka, transmeton Telegrafi.

Polici menjëherë tenton të komunikojë me burrin e paidentifikuar, i cili kishte vendosur t’i japë fund jetës, dhe kështu ai filloi ta pyes rreth familjes dhe miqve, por përgjigjet e burrit ishin të shkurtra pasi assesi nuk pranonte të shoqërohej me të.

Por kur polici ia parashtroi pyetjen e artë – për sportin, në atë moment burri që po tentonte të vetëvritej del të jetë adhurues i madh i futbollit amerikan, dhe kështu ky sport i bëri të afërt ata dhe në fund pranon t’ia zgjasë dorën policit.

Videoja prekëse, ku shihet burri që tentonte të vetëvritej duke qarë është shpërndarë në rrjete sociale, ku komentet ishin të shumta për policin hero. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...