Drejtuesit e Gjykatës Speciale zbarkojnë në Prishtinë – kërkojnë bashkëpunim me institucionet

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein, njofton zyra e saj për informim.

Në takim, sipas njoftimit, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Donlon, informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave më të mira të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Po ashtu, Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjet administartive, për të siguruar transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit, thekson njoftimi i MD’së.

“Ministrja Hoxha, shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për të siguruar që i tërë procesi do të jetë transparent dhe i paanshëm”, përfundon komunikata. /gazetaexpress

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...