BARCELONËS DO T’I MUNGOJË YLLI I SAJ PËR TRE JAVË

PUBLIKUAR

Lionel Messi nuk do të jetë në fushë për tre javë, pasi ka pësuar një dëmtimi muskulor në ndeshjen e mbrëmshme me Atletico Madrid.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi katalanas nëpërmjet një komunikate në profilin e tyre në rrjetin social Twitter ku theksohet se 29-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë.

Kjo do të thotë se Messi do të humbasë më siguri 2 ndeshjet e radhës së Kampionatit me Sporting Gijon dhe Celta Vigon në 24 shtator dhe 2 tetor si dhe atë të Champions League Ligës me Borussia Monchengladbach javën e ardhshme.

Gjithashtu ai nuk do të luajë as në 2 ndeshjet e radhës së Argjentinës për Eliminatoret e Botërorit 2018 kundër Perusë dhe Paraguajit në 7 dhe 12 tetor.

Nëse periudha e riaftësimit do të kalojë pa probleme Messi do të zbresë në fushën e lojës në sfidën e 15 tetorit ndaj Deportivos në “Camp Nou”. /Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...