Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

PUBLIKUAR

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:25, ku janë përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kishin pësuar lëndime trupore, tri femra dhe dy meshkuj.

Njëri nga të lënduarit, i dyshuari që drejtonte automjetin me targa të Shqipërisë, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se më 24 nëntor është raportuar se fëmija, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...