Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke e akuzuar se po përpiqet t’ia bartë këtij institucioni përgjegjësinë për problemet në sektorin e energjisë.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mustafa ka thënë se kritikat e pushtetit ndaj Bordit të ZRrE-së janë pjesë e një strategjie politike për t’iu shmangur përgjegjësisë për situatën energjetike, veçanërisht në prag të dimrit, për të cilin janë paralajmëruar vështirësi.

“Këtu kemi të bëjmë me një lojë politike, me një strategji se si me ju shmang Vetëvendosja dhe qeveria, temës së energjisë në kohën kur kanë paralajmëruar se po na pret një dimër i vështirë”, thka deklaruar Mustafa

Ai thotë se ndonëse partia në pushtet e quan Bordin e ZRRE-së të pavarur, sipas tij ky bord ka lidhje me qeverinë, i cili është zgjedhur nga kjo shumicë parlamentare.

Mustafa ka kritikuar edhe strategjinë energjetike të qeverisë duke thënë se ka dështuar në strategjinë që e kanë planifikuar vetë.

“Qeveria e VV-së ka hequr dorë nga Termocentrali Kosova e Re, që sikur të funksiononte tash qysh ka qenë i parapamë ne nuk e kishim nis këtë krizë që sot e kem, dhe do të kishim shitur rrymë”, thekson ai.

 Ai shton se qeveria nuk po arrin t’i mirëmbajë as kapacitetet ekzistuese të KEK-ut.

SHIKO MË SHUMË

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur...

Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vendimin që një segment i...