Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se vodhi para nga një lokal – iu gjetën edhe drogë e një thikë

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka vjedhur një shumë parash nga një lokal.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 18:00, në rrugën “Hajredin Bajrami”.

I dyshuari dyshohet se kishte hyrë në lokalin në pronësi të një gruaje dhe kishte vjedhur një shumë parash nga arka.

Gjatë kontrollit trupor, policia i ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, si dhe një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar nga policia si “Vjedhje dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

SHIKO MË SHUMË

I shiti veturat që i mori me qira, prangoset i dyshuari në Lipjan

Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj...

Tentoi të kryejë grabitje me thikë në Lipjan, policia nis hetimet

Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar në Lipjan, më 16 nëntor 2026. Sipas...

Grabitje në Lipjan: I dyshuari e kërcënon një grua dhe ia merr paratë

Një grua ka raportuar se është grabitur në Lipjan, pasi një person i dyshuar,...