Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka qenë e pranishme në sallë në Bruksel, e ka cilësuar si të turpshme dhe skandaloze performancën e një kënge nacionaliste serbe kundër Kosovës, të interpretuar në kuadër të një aktiviteti në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Dibrani ka shprehur habinë dhe indinjatën për faktin se një këngë e tillë u interpretua në një aktivitet që synon të promovojë vlerat evropiane dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
“Vjen me perfaqesu Kosoven n’Forum te Zgjerimit te BE-se, edhe e sheh tu ta perfaqesu Kosoven Forumi me kete kange. Turp!!!”, ka shkruar ajo


