Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në Kosovë.

Sipas këtij instituti, gjatë periudhës 16–20 nëntor 2026, moti do të jetë i ndryshueshëm.

Java do të nisë me vranësira dhe riga shiu. Gjatë së hënës, temperaturat minimale do të jenë  nga 3 deri 7 °C, kurse ato maksimale nga 8 deri 13°C.

Të martën pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të mërkurën do të ketë intervale me diell, por edhe mundësi për reshje shiu.

Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme.

Të premten moti do të jetë i vranët me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10°C. Ndërsa, temperaturat maksimale nga 8 deri në 20°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi. Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...