Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

PUBLIKUAR

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të cilën policia tha se është dërguar në strehimore.

Policia tha se e arrestoi atë pas hetimeve, ndërsa tha se ai më pas u dërgua në mbajtje.

“Dhunim: Prizren 10.11.2026 – NN. Më 13.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...