Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

PUBLIKUAR

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Përmes një postimi, ajo ka njoftuar se dy javë pas miratimit në Kuvend, ligji po hyn në fazën e zbatimit.

Haxhiu ka theksuar se çdo pasuri e personave që ushtrojnë funksione publike duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka shkruar Haxhiu.

SHIKO MË SHUMË

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...