Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj, me të cilin bashkëjetonte.
Pas raportimit të rastit në polici, i dyshuari nuk është takuar nga organet e rendit dhe ndodhet në arrati.
Për rastin është njoftuar prokurori.


