Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy femra.
I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
NGACMIM SEKSUAL
Lipjan 06.11.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ngacmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


