Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Gjykata tha se kishte dyshim të bashkuar se i pandehuri kishte kryer këto dy vepra penale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit I.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ndaj veprës penale Asgjësim apo dëmtim i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.A., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, njoftoi Gjykata.

Gjykata vlerësoi se “caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale duke u arratisur, pasi i njëjti është edhe shtetas i Turqisë”.

“Gjykata gjithashtu vlerësoi se, nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti të përsëris veprat e njëjta penale, andaj masa e paraburgimit në këtë çështje penale është e vetmja masë për rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje penale. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...