Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, ku u diskutua për rastin e Arlindës.

Pas deklaratave të tyre, se dorëheqjen nuk e shohin si zgjidhje, Hoti ka kritikuar qasjen e tyre, duke kërkuar përgjegjësi politike për rastin.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se dështimi i institucioneve nuk mund të arsyetohet duke u fshehur pas hallkave institucionale, pasi përgjegjësia, sipas tij, bie edhe mbi drejtuesit e tyre.

“Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.

Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.

Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.

Sot fshihuni pas ‘hallkave’. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje”, ka shkruar Hoti.

 

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes...