Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

PUBLIKUAR

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për zhvarrosje të realizuar nga autoritetet kompetente.

Sipas raportit policor, më 27 tetor 2026, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin gjyqësor për zhvarrosje në një lokacion të kësaj zone.

‘”Mitrovicë Veri  1998-1999 – NN. Më 27.10.2026 Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje lëshuar nga gjykata, ku janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr dhe dërguar në IML për egazminim mjekësor.”, thuhet në raportin e policisë

 

SHIKO MË SHUMË

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...