Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë.
Përurimi i kësaj njësie shënon një tjetër zhvillim në Klinikën e Kardiologjisë, pas investimeve në modernizimin e hapësirave dhe pajisjeve për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.


