Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion në komunën e Lipjanit, ku është konfiskuar masë drusore e lidhur me dëmtimin e pyjeve publike.
Aksioni është realizuar në kuadër të angazhimeve për parandalimin e prerjeve të kundërligjshme dhe mbrojtjen e pasurisë pyjore publike.

Aksioni është realizuar në kuadër të angazhimeve për parandalimin e prerjeve të kundërligjshme dhe mbrojtjen e pyjeve nga keqbërësit e pyjeve publike.
Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar dy traktor dhe 1 kombi me masë drusore të ngarkuar me prerje ilegale te pyjeve publike.

Autoritetet përgjegjëse vazhdojnë angazhimet për mbikëqyrjen e pyjeve dhe parandalimin e dëmtimit të tyre.



