Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si pasojë e kësaj e dyshuara u dërgua në stacionin policor për intervistim.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Lipjan 22.10.2026- 16:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. E dyshuara është dërguar në stacion për intervistim dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore.


